Kalendari

Takvimi

Takvimet Tjera

Që prej disa kohësh është bërë shqetësues lajmi se, mjaft djem të rinj, shqiptarë të Kosovës, janë bërë pjesë e palëve që luftojnë në Siri, më të shumtët në radhët e ndryshme opozitare, shumë nga të cilat kanë prirje të theksuara të islamit radikal apo të një formë të re të Xhihadit.
Janë bërë publike edhe fotot e tyre, ndërkohë që kanë ardhur informacionet edhe për të vrarët e parë, në një tokë të huaj, e cila, deri dje, ishte aq e largët dhe, lidhja mes dy vendeve tona, thuajse nuk ekzistonte. Shqetësimi erdhi duke u rritur, po bëhej një plagë serioze, dhe, qeveria, duke parë se mundësitë e parandalimit ishte të pamjaftueshme, vendosi të dekretojë një ligj pamor, sipas të cilit, kushdo që shkon të luftojë në vende të tjera, dënohet deri në 15 vite burg.
Por, edhe pas këtij dekretligji, asgjë nuk ka ndryshuar, lëvizja islame, me tipare të forta tashmë vehabiste selafiste në Kosovë, sa vjen e bëhet më e pranishme, tonet e liderëve të saj, të njohur e të panjohur, po bëhen më të ashpra, prania e tyre në jetën e njerëzve është më e zëshme, dhe ndërkohë, ata po marrin primarin në disa nga ngjarjet e jetës sonë.

Në xhaminë "Shejh Zayed" në Vushtrri ka ndodhur një incident fizik, në të cilin janë përfshirë imami Bedri Halili dhe disa vehabistë. Kështu pohojnë burime të Veriu.info që ishin të prezent në momentin e ndodhjes kacafytjes ndërmjet tyre.
Burimi i Veriu.info tregon se fillimisht imami i Xhamisë, Bedri Halili, i ka paralajmëruar disa të rinj, që sipas tij po vijnë në xhami për ta prishur fenë, që mos te vijnë më në xhami. "Ai ka thënë se shumë shpejtë do t'i largoj nga xhamia, disa persona që po bëhen pengesë dhe po bëjnë veprime që s'kanë të bëjnë asgjë me fenë, duke kërkuar nga ata që të largohet vetë. Mirëpo një person ka reaguar dhe pas kësaj ka ardhur deri te kacafytja e imamit me 3-4 persona, ku më pas kanë ndërhyrë të pranishmit për ta qetësuar situatën", tregon burimi.
Gazetarët e Veriu.info kanë kontaktuar sot me imamin e Xhamisë, Bedri Halili, i cili e ka konfirmuar rastin, duke thënë se qe 10 vite disa vehabistë janë duke e penguar në zhvillimin e ritualeve fetare.

Kishin kaluar pesë shekuj pas Isa a.s. ndërsa njerëzimi jetonte në errësirë, pastaj lindi drita e njerëzimit Muhamedi a.s. i cili zhduki errësirën dhe mbuloi njerëzinë me dritë, mëshirë dhe paqe, pajtoi arabët e përçarë, i unifikoi ata, rregulloi sistemin shoqërorë, largoi injorancën dhe idhujtarinë.
Prej kohës së Muhamedit a.s. deri në shek. XVIII islami ishte superfuqi botërore. Çdo kund ku depërtonte islami sillte freski në zemra, qetësim në shpirtra, tolerancë ndër njerëzore, lumturi, zhvillim kulturorë, ekonomik dhe teknologjik.
Mirëpo, në pjesë e Nexhdit të Arabisë Saudite u paraqit një njeri, i cili solli ide të reja ide të cilat krijojnë urrejtje, përçarje, mostolerancë, ide të cilat ndajnë fëmijët nga prindërit, farefisin nga farefisi dhe shoqërinë nga shoqëria.

Shi'jat Ithneasherije (dymbëdhjetë imamët), janë grupi (sekti) i myslimanëve, i cili deklaroi, se Aliu ishte më i meritueshmi për të trashëguar kalifatin (udhëheqjen e myslimanëve pas vdekjes së Profetit), dhe jo dy Sheikhat (Ebu Bekri dhe Umeri) dhe as Osmani, Allahu qoftë i kënaqur me ata të gjithë.
Ata janë quajtur imamije, sepse ata e kanë thelbësore çështjen e imamllëkut, me të cilën preokupohen më së shumti. Janë quajtur dymbëdhjetë imamët, për shkak se ata u shprehën mbi dymbëdhjetë Imamë, i fundit i të cilëve hyri në bodrum në Samara, siç pretendojnë ata.
Ata janë edhe sekti opozitar i sunive (ndjekësve të sunetit dhe unitetit) në mendimet dhe idetë e tyre të spikatura. Ata po punojnë për të përhapur ideologjinë e tyre, me qëllim që të triumfojnë në botën islame.

Cilin e ndjek vehabisti, i cili për 2 javë bëhet hoxhë, por le ta dinë se ajo është rruga më e shpejtë për në zjarr dhe për të bërë përcarje dhe fesad në mes Muslimanëve.
Sepse ai më vonë do të flas dhe do të jap fetfa (vendime) pa pasur dituri dhe njohuri për fen, për gjërat që nuk i din, flet për Kuranin, Sunnetin, poashtu pretendojn dhe thonë se ky hadith është sahih, ai daif, ka thënë i Dërguari s.a.v.s., por nuk e din se një hadith që është te një dijetar i mirë te tjetri është i dobët dhe e kundërta, e mos flasim për gjuhën arabe që nuk e kuptojnë fare!.

© albsunna.info | 2010-2014 | Designed by hoQJani @